Vetëvaret në oborrin e banesës 64 vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Vlorë, ku një 64 vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në në lagjen “Partizani”, Vlorë.

Nga uniformat blu bëhet me dije dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç, i cili paraprakisht nuk ka shenja të tjera dhune vetëm ajo e shkaktuar nga vetëvarja.

“Sot, rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij shtetasi F.M., 64 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu