Komiteti Imunizimit merr vendimin: Ja çfarë do të ndodhë me vaksinën Astra Zeneca

0

Komuniteti Kombëtar i Imunizimit dhe Vaksinimit ka vendosur mbrëmjen e sotme të vazhdohet me vaksinimin me Astra Zeneca-n, pavarësisht se shumcia e vendeve të rëndësishme europiane e kanë pezulluar vaksinën në fjalë.

Komiteti u mblodh mbrëmjen e sotme pas frikës që është krijuar në radhët e mësuesve të cilët duhet të vaksinohen me këtë vaksine, por pas lajmeve që vendet më të mëdha në Europë e kanë pezulluar këtë vaksinë, me të drejtë refuzojnë të vaksinohen.

Dyshimet për mpiksje gjaku që shkakton kjo vaksinë nuk neglizhuan nga vende si Gjermania, Italia, Spanja, Franca, etj., të cilat po presin përgjigjet e hetimit mbi mpiksjen e gjakut para se të vazhdojnë me procesin e vaksinimit me Astra Zeneca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu