Vetëvrasja e biznesmenit të njohur, gazetarja: Ekspertët përfundime të ndryshme për çështjen…

0

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se ekspertë të ndryshëm kanë arritur në përfundime të ndryshme për vdekjen e biznesmenit Eugert Lazaj, 37 vjeçari i cili u gjet i vetëvrarë brenda vilës së tij lukzose në periferi të Tiranës.

Prokuroria mësohet se ka çelur hetim për ekspertët dhe do të arrihet në përfundim nëse ata kanë arritur në përfundime të ndryshme për të njëjtën ngjarje, për shkak të paaftësisë profesionale apo diçka tjetër fshihet pas kësaj.

Disa ekspertë thoshin se arma i përkiste armës së Lazajt dhe disa të tjerë se nuk i përkiste atij. Prokuroria bën me dije se është çelur hetim për ekspertët.

Lazaj u vetëvra në kohën që ishte në proces në Gjykatën Administrative, pasi ishte në hetim për pastrim parash dhe gjithashtu ishte urdhëruar që të largohej.

Ekspertët dyshohet se kanë firmosur akt-ekspertimi të rremë. Dyshimet e para ishin për vrasje. Po shihet nëse ekspertët kanë vepruar për shkak të paaftësisë apo për arsye të tjera. Ekspertët duhet të përgjigjen nëse aktet kanë qenë apo jo me vullnet të plotë. Mund të nevojiten edhe ekspertë të pavarur për çështjen në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu