Vettingu boshatis gjykatën e Elbasanit. Mbeten vetëm 6 gjyqtarë

0

Proceset që vijojnë për vite të tëra për shqiptarët janë bërë diçka e zakonshme. Përpos shumë arsyeve të zvarritjes së proceseve tashmë i shtohet edhe mungesa e gjyqtarëve.

Teksa Vetingu hoqi gjyqtarët pa i zëvendësuar ende me të tjerë, qytetarët mbetën dyerve të gjykatave pa mundur të vijojnë proceset e tyre.

Gëzim Mustafai kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijëve të tij pasi bashkëshortja i braktisi ata dhe u largua jashtë vendit, por teksa gjyqtarët largohen ai mbetet në gjykatë.

Në gjykatën e shkallës së parë të Elbasanit, e cila mbulon të gjithë qarkun, aktualisht kryejnë detyrën 6 gjyqtarë, nga 20 që është struktura. E njëjta situatë paraqitet edhe në apel, por këtu situata rëndohet më tej pasi kjo gjykatë mbulon një territor më të gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu