Procesi i Vettingut ka sjellë zbrazjen e gjykatave dhe prokurorive në rrethe.Së fundmi vetingu ka larguar 3 prokurorë nga Elbasani, ndërsa pas vdekjes së një tjetri , organi i akuzës funksionon me vetëm 6 prokurorë, nga 20-të që duhet të kishte në organikë.Koston e vakancave në drejtësi e vuajnë qytetarët.Kreu i dhomës së avokatisë në Elbasan Demir Çiftja e konsideroi situatën kaotike. Ai e sheh me shqetësim mos emërimin e prokurorëve të rinj në Prokurorinë e Elbasanit.

Për ngërcin e krijuar në organet e drejtësisë Z. Çiftja thotë se i janë drejtuar me një shkrese zyrtare Këshillit të lartë të Prokurorisë për marrjen e masave për plotësimin e numrit të prokurorëve në Prokurorinë e Elbasanit.
Sakaq stina e verës rrit numrin e proceseve gjyqësore pasi përkon me periudhën kur kthehen emigrantët dhe kërkojnë të mbyllin proceset gjyqësore të mbartura apo të hapura rishtazi.
Mungesa ka edhe në trupën gjyqësore të Gjykatës së Elbasanit , ku nga 20 që duhet të ishin në organikë punojnë 11 gjyqtarë/Infoweb Media