VIDEO/ Aksident i rëndë në kthesën e Rinasit, përmbysen disa automjete

0

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kthesës së Rinasit, ku janë përfshirë disa automjete dhe 2-3 kamionë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, teksa në pamjet nga vendngjarja duken automjete të tonazhit të rëndë, të cilat janë përmbysur si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu