LONDËR- Një aksident masiv është regjistrur në Londër ku rreth 34 persona janë lënduar. Në aksident u përfshinë 15 makina ndërsa ngjarja u regjistrua pranë aeroportit Gatwick në Londër.
Policia konfirmoi se ka disa të lënduar nga aksidenti, me katër të dërguar në spital pasi automjetet u përplasën në M23 në Sussex midis Craëley dhe Horsham. Autostrada u mbyll për katër orë pas shiut të rrëmbyeshëm dhe pasi një stuhi breshëri goditi zonën. Sipas dëshmitarëve thanë se rruga u kthye në një “shesh patinazhi”.
Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa makina të “rrotulluara” me dëme të konsiderueshme dhe disa duket se kanë përfunduar në një kanal aty pranë.