27-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga furgoni në Itali

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën Apiane në zonën e komunës së Terracinës, në provincën Latina, Itali. Bëhet e ditur se një 27-vjeçar shqiptar është përplasur nga një furgon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në moment shoferi nuk e kuptoi nëse e kishte përplasur dhe vazhdoi rrugën, por dyshimet nuk e lanë të qetë. Prandaj u kthye në vendngjarje, aty ku në një cep të rrugës gjeti trupin e pajetë të të riut shqiptar.

Menjëherë në moment e raportoi ngjarjen tek policia dhe kërkoi ndihmë. Drejtuesi i furgonit iu nënshtrua testit të alkolit dhe drogës por rezultoi negativ.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu