(VIDEO+Emri) Aksidenti në aksin Elbasan-Papër/ I aksidentuari humb jetën

0

Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një prej këmbësorëve që po ecte në rrugë.

Goditja ishte fatale dhe për pasojë këmbësori 65-vjeçar, Banush Balla ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi:
Elbasan/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Banush Balla, 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu