VIDEO/Autori Aqif Ademi promovon librin “Me dibranët e shquar në vite”

0
Screenshot

 

Lidhja e “Intelektualëve Dibranë”, Dega Elbasan në bashkëpunim me Bibliotekën Publike të qytetit, organizuan promovimin e librit “ME DIBRANËT E SHQUAR NË VITE”, të autorit Aqif Ademi.
Dibrani Aqif Ademi është një artist i lidhur ngushtësisht me vendlindjen e tij ndaj nuk mund të mungonte një vlerësim i tillë për krahinën që ai e deshi dhe e vlerësoi për vite me radhë.

Në një prononcim për Infoweb Media autori u shpreh me mirënjohje për ata që i kanë dhënë zë krahinës së Dibrës.

Ndërkohë autori Hasan Shahinaj e konsideron teje të rëndësishme që brezi i ri të njihet me të shkuarën e ndritur të figurave të krahinës së Dibrës dhe të ecin në gjurmët e tyre.

 

Më shumë nga zotësia sesa nga rastësia zona e Dibrës ndër vite ka nxjerrë figura të ndritura që kanë drejtuar apo kanë bërë krenarë mbarë zonën.

Infoweb Media