Prej 1 dhjetorit, në mbarë vendin ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Ky proces po zhvillohet paralelisht me pagesën mujore të pensionit.Megjithatë, në Elbasan, në ditët e fundit janë regjistruar problematika të lidhura me pritjet e gjata. Pensionistët thonë se janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për të marrë pagesat dhe, pavarësisht se paraqiten herët në pikat postare, u është komunikuar se nuk ka para në dispozicion, duke i detyruar të rikthehen në një moment të dytë.
Edhe këtë vit, do të aplikohet e njëjta skemë si një vit më parë:Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 15 mijë lekë shpërblim.Pensionistët me pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë shpërblim.Sipas të moshuarve, mbështetja financiare do të ishte e nevojshme të ishte më e lartë, duke pasur parasysh kostot aktuale të jetesës.
Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor. Ndërsa për ata që nuk arrijnë ta tërheqin brenda kësaj periudhe, afati përfundimtar i tërheqjes është 30 qershor 2026.





