VIDEO/“Çdo ditë vlen për jetën”mesazhi për gratë në tetorin rozë në Elbasan

0
Screenshot

 

Në kuadër të tetorit rozë,muajit të sensibilizimit të kancerit të gjirit,Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Elbasan ndërmori një aktivitet sensibilizues në qendër të qytetit.Nën moton “Cdo ditë vlen”,gra dhe vajza të këtij sektori përcollën mesazhe për kujdes dhe diagnostikim të hershëm si e vetmja mënyrë për ta luftuar kancerin,pasi është një sëmundje e cila ende vijon të marrë jetë njerëzish. Ndërsa shpërndanë broshura për kalimtarët,ftuan gratë të vlerësojnë jetën.

Nëse kanceri diagnostikohet në fazat e para,mundësitë për ta fituar këtë betejë janë të mëdha. Por edhe mbështetja e emocionale dhe psikologjike e personave që I rrethojnë ka rëndësi.

Gjatë vitit 2025 në Elbasan është vënë re një trend I ri, diagnostikimi I kancerit të gjirit në fazat e hershme si dhe ulja e moshës së grave të prekura.

Infoweb Media