(VIDEO) Dalin pamjet nga shpërthimi i FUQISHËM: Autori i dyshuar largohet me vrap, u trondit e gjithë lagja

0

Një shpërthim shumë i fuqishëm ndodhi të shtunën e kluar (13 shkurt) në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë rreth orës 21:45.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një një sasi lëndë plasëse që ishte vendosur në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V.Sh., banues në fshatin Mërqi.

Ndërkohë, teksa mbeten ende mister shkaqet e vendosjes së tritolit, në disa pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, shihet autori i dyshuar që largohet duke vrapuar pak para shpërthimit.

Personi në video është veshur me të zeza dhe mban një kapuç në kokë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihet edhe shpërthimi. Atë ditë jo vetëm në Lezhë, por në shumicën e vendeve të Shqipërisë bora kishte mbuluar rrugët dhe i ftohti kishte kapluar vendin, ndaj u gjet ai moment për të kryer këtë akt kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu