(Video) E shkundi fort dhe më pas e goditi me shuplakë, xhudistja i del në mbrojtje trajnerit

0

Një ngjarje e pazakontë dhe njëkohësisht e rëndë është regjistruar në Lojërat Olimpike, pak para se xhudistja gjermane Martyna Trajdos të përballej me kundërshtaren hungareze Szofi Ozbas, kur trajneri i saj filloi ta tundë fort e më pas e qëlloi me shuplaka në fytyrë.

Videoja në fjalë është bërë virale dhe ka tronditur ambientin sportiv në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ndërkohë, nuk mund të mungonte edhe reagimi i federatës për trajnerin Claudiu Pusa, e cila kërkoi arsyet që përse ndodhi diçka e tillë.

Nga ana tjetër, xhudistja gjermane ka reaguar përmes llogarisë së saj të “Instagram”, ku ka thënë: “Mos u shqetësoni e gjitha është pjesë e një rituali që ne bëjmë, është normale. Trajnerit ia kërkova unë, ju lutem mos e ofendoni.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu