Plot hijeshi, Rihanna së shpejti sjell parfumin e ri nga marka e njohur “Fenty”

0

Këngëtarja e famshme Rihanna prej kohësh tanimë ka vënë vulën e saj në të brendshme femrash, kozmetikë dhe tani surpriza e rradhës është se ajo ka shtuar parfumin në markën e saj ‘Fenty’. Diva e muzikës pop postoi ditën e djeshme në Instagram dy foto bardh e zi, por nuk dha asnjë datë publikimi apo detaje të tjera të aromës së parfumit. Ndërkaq ajo shkroi:

“Parfumi Fenty vjen së shpejti.”

Ikona e modës pozoi me një xhaketë lëkure teksa theksonte shpatullat me një grim minimalist me vathë diamanti. Padiskutim që Rihanna nuk zhgënjen kurrë me paraqitjen dhe stilin e saj super ‘cool’.

Rikujtojmë, se së fundmi Rihanna është fotografuar shumë e dashuruar dhe e lumtur në krahët e partnerit, A$AP Rocky, i cili duket se i ka vjedhur zemrën artistes. Fotot janë kapur pas darkës dhe A$AP Rocky përqafonte artisten, ndërkohë që ajo ia mbante dorën në bel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu