Në periferi të qytetit Elbasanit, mes gjelbërimit dhe qetësisë, Egli Santo ka ngritur një fermë të veçantë kuajsh një vend ku dashuria për kafshët dhe natyrën bashkohen. Ai kujdeset vetë për çdo detaj: nga ushqimi, deri te stërvitja dhe përkujdesja e përditshme për kuajt. Për Eglin, i cili disa vite zgjodhi emigrimin kuptoi se pasioni për kuajt do ta rikthente në Elbasan për ti dhënë jetë idesë së tij.
Fermën e ka ndërtuar me shumë pasion dhe mund, dhe sot ajo është kthyer në një hapësirë që tërheq vizitorë, dashamirës të natyrës dhe adhurues të kuajve.
Një shembull se si dashuria për atë që bën mund të kthehet në një histori suksesi dhe frymëzim për të tjerët.
Infoweb Media





