Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme pranë stadiumit Elbasan Arena.
Burimet për InfowebTv bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një shtetas tjetër me motorr.
Të plagosur kanë mbetur 2 persona, të cilët janë transportuar në spital.
Fatmirësisht të 2 ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.