Elbasan-Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Gazetari i Infoweb Media, Migen Sejdini bën me dije se një automjet ka përplasur një motorr dhe më pas është larguar menjëherë nga vendgjarja.
Nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejutesi i motorrit.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, sakaq policia ka mbërritur menjeherë në vendgjarje.
Ndërkohë rikujtojmë që deri më tani janë regjistruar të paktën 5 aksidente në vend dhe disa të plagosur.