Video ekskluzive nga infoelbasani.com. Ndiqeshin nga policia 11 emigrantë sirianë dhe shoferi ndodheshin brenda një automjeti tip volkswagen. Lajmi nuk qëndron në operacionin e policisë, por në faktin se si 12 persona gjendeshin në një automjet aq të vogël….
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit në rrugën Elbasan-Librazhd.
Nga pamjet shihet se si një makinë tip volkswagen kthen befas në anë të rrugës dhe nga ajo dalin jo 3- apo 4 persona, por plot 12 vetë. Duke e pabesueshme se ku kishin qëndruar 12 personat në një makinë aq të vogël.
Pasi makina me emigrantë zbrazet, shihet se në autostradë kalon policia që po i ndiqte. Makina niset sërish për rrugë, por sipas burimeve zyrtare të policisë, shoferi është kapur disa metra më larg dhe ndaj tij është ngritur akuza e transportimit të paligjshëm të emigrantëve.
Gjithçka është filmuar nga kamerat e një biznesi aty pranë. Për më shumë shihni këto pamje ekskluzive nga infoelbasani.com:
Ballina AKTUALITET Video ekskluzive/ E pabesueshme! I ndjek policia, 12 emigrantë zbresin vetëm nga...
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email




