VIDEO/Elbasan, fëmijët dhe adoleshentët të prekur nga ankthi dhe paniku

0

 

Ankthi dhe sulmet e panikut nuk prekin vetëm të rriturit por gjithnjë e më shumë fëmijë dhe adoleshentë po shfaqin simptoma në lidhje me këtë lloj çrregullimi. Sipas psokologëve klinik rastet në qarkun e Elbasanit janë në rritje dhe grupmosha është ulur deri në 12 vjeç. Për shfaqen e këtyre problemeve kryesisht tek moshat e reja ndikojnë disa faktorë.

Psikologët tërheqin vëmendjen e prindërve që i japin fëmijëve medikamente pa kryer më parë konsultë me specialistët e fushës.

Simptomat për të kuptuar shfaqen e ankthit tek një i ri mund të jenë të vështira për tu kuptuar por psikologia tregon disa nga sjelljet që shfaqin këta individë.

Nëse nuk trajtohen ankthe të caktuara, ato rrezikojnë të kristalizohen, duke u bërë ndjenja të përhapura që fëmijët do t’i mbajnë me vete pasi të rriten.