VIDEO/Elbasani drejt titullit “Qyteti Europian i Sportit 2027”

0

 

Qyteti i Elbasanit ka nisur zyrtarisht procedurat për shpalljen e kandidaturës si qyteti Europian i Sportit për vitin 2027. Pak ditë më parë është mbajtur edhe një konferencë online mes përfaqësuesve të Bashkisë së Elbasanit, klubit shumësportësh dhe përfaqësuesit të rrjetit prestigjoz ACES Europë, i cili jep edhe dritën jeshile për shpalljen si qytet Europian. Në lidhje me këtë iniciativë drejtori i klubit Shumësportësh Mirandi Backa, thekson se qyteti i Elbasanit ka infrastrukturën e nevojshme për të qenë përfitues i këtij projekti.

Alisa Xhyra, në cilësinë e koordinatores së KS Elbasani flet për aktivitetet që do mbahen gjatë 2026, me synimin për t’i paraprirë vitit 2027.

Elbasani është qyteti i pestë që pretendon të bëhet qyteti europian i sportit në vendin tonë, pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës dhe Korçës.