Video/Gjyqtari në Europa League vrapon me këpucë në dorë për të mos humbur aksionin

0

Një episod interesant ndodhi dje gjatë ndeshjes së Europa League mes portugezëve të Sporting Lisbonë dhe austriakëve të Sturm Graz (3-0).

Protagonist i atij momenti disi qesharak ishte gjyqtari skocez Williams Collum.

Përgjatë ndeshjes, gjyqtari ka ndjekur për një moment një aksion të lojës duke vrapuar me atlete në dorë.

Ai u përplas me një lojtar të ekipit mik, kapitenin Jon Gorenc Stankovic dhe humbi një nga atletet.

Gjyqtari skocez nuk hezitoi të ulej e të merrte atleten në dorë, duke vrapuar për të mos humbur aksionin sulmues që kishte nisur.

Pasi u ndal aksioni, gjyqtari veshi sërish atletet për të rinisur lojën pas disa sekondash.

https://video.repubblica.it/sport/l-arbitro-atterrato-da-un-giocatore-corre-per-il-campo-con-una-scarpa-in-mano/459125/460090?videorepmobile=1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu