VIDEO/ I maskuar dhe me bidon benzine , dalin pamjet e autorit që i vuri flakën lokalit në Myslym Shyr

0

 

Tetë ditë më parë u raportua një ngjarje ku një lokal kishte marrë flakë dhe ishte djegur duke pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarje kishte ndodhur në një nga lokalet në zonën më të populluar të Tiranës, në rrugën “Myslym Shyri”.

Policia raporti pikërisht se ngjarja kishte ndodhur në natën e 14 majit rreth orës 23:25 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku është konstatuar se ka vetëm dëme materiale në lokal.

“Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por një video e mbërritur të Gazeta “Shqip” zbulon se zjarri nuk ka qenë si pasojë ndonjë incidenti, por i qëllimshëm.

Në pamjet që disponon redaksia e “Shqip” vihet re se një person i mbuluar me kapuç dhe me një maskë në fytyrë thyen xhamin e vetratës, kërcen dhe futet në ambientet e brendshme të lokalit dhe me një bidon në dorë derdh benzinën në tokë.

Pasi përshkon dhe lag me benzinë të gjithë dyshemenë e lokalit, ai del përjashta dhe i ndez çakmakun dhe i vë flakën ambientit. Kjo mund të jetë ndonjë hakmarrje ose ndonjë një paralajmërim.

Deri tani policia nuk ka asnjë informacion konkret mbi këtë ngjarje apo të ketë arritur në ndonjë konkluzion mbi ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu