(Video) Ish konkurrenti i “Big Brother” bie pa ndjenja në mes të emisionit

0

Fituesi i “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, ishte mbrëmjen e kaluar i ftuar në emisionin “Wazzup”, ku është përballur me një situatë të sikletshme.

Gjatë intervistës atij iu kërkua nga prezantuesi i emisionit të ngrihej për të luajtur një lojë si pjesë e programit. Teksa Veseli iu bashkua lojës, u vu re se nisi të ecte me vështirësi. Në një moment, ai fshiu sytë dhe u rrëzua papritmas pa ndjenja në tokë.

Ai humbi ndjenjat për disa minuta duke shqetësuar të pramishmit dhe telespaktatorët. Reagimi i stafit të emisionit ishte i shpejtë ndërsa transmetimi live u ndërpre menjëherë.

Pasi i ka merakosur të gjithë, Veseli ka reaguar në rrjete sociale duke treguar gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka sqaruar se tashmë është mirë dhe kishte pasur vetëm një moment dobësie.

“Shoqni, e familjare, me falni shume qe ju kam shqetesu.
Ke vetem moment qe su ndjeva mire.
Jam mire, faleminderit shume per interesimin.”- ka shkruar Vesel Kurtishaj në një status në llogarinë e Facebook.

Kështu, ai ka qetësuar të gjithë miqtë, familjarët dhe teleshikuesit që kanë ndjekur emisionin dhe me të drejtë janë merakosur pas skenës që kanë parë.

I urojmë të kaluara ish konkurrentit fitues të “Big Brother Albania”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu