Çdo fundjavë aksi kombëtar Tiranë-Elbasan-Prrenjas kalon në kolaps.Me mijëra automjete I drejtohen juglindjes e më pas kthehen prej saj duke sjellë kaos dhe vështirësi në lëvizje. Prej një situate të tillë më I prekur rezulton qyteti i Elbasanit. Ndonëse një rrugë tranzite, kjo situatë sjell bllokim të qytetit dhe pamundësi të qytetarëve për të lëvizur drejt destinacioneve të tyre të përditshme. Rasti më I rëndë ishte ai pas festave të fundvitit. Autokolona e automjeteve ishte kilimetrike.
A mund të ishte parandaluar një situatë e tillë kaotike, ndoshta më e madhja e 10-të viteve të fundit në vend? Ekspertët e fushës thonë :Po!
Inxhinjeri i transportit Qani Xhafa thotë se që në nisje të zgjerimit të aksit kombëtar Elbasan-Librazhd projekti nisi mbapsht. Sipas tij punimet duhet të kishin nisur me ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, për të lehtësuar trafikun e më pas të vijohej me pjesën e rrugës në drejtim të Librazhdit dhe Prrenjasit.
Punimet në rrugë dhe gropat e krijuara nuk lejojnë drejtuesit e mjeteve të ecnin më shumë se 10 km h. Sipas inxhinjerit të transportit Z. Xhafa përgjegjësia bie mbi firmën ndërtuese të punimeve e cila nuk mirëmban rrugën pas devijimeve të rrugës për shkak të punimeve .
Sipas Z.Xhafa ndërtrimi i by passit të Elbasanit është emergjencë dhe duhet të nisë sa më parë. Deri atëherë thotë ai duhet të investohet në rrugët dytësore.
Trafiku në rrugë shoqërohet me nervozizëm dhe shqetësim te qytetarët.
Infoweb Media





