VIDEO/ Kur jeta të jep një shanc të dytë, shihni si ‘arratiset’ derri duke kërcyer nga makina që po e çonte në thertore

0

Një derr ka arritur të përfitojë në maksimum nga një hapje e vogël në kamionin e fermerit për të bërë një tentativë të guximshme për liri.

Kafsha ishte regjistruar në video teksa merrte guximin për të kërcyer jashtë automjetit në Mukachevo, Ukrainë.

Shoferi që ndiqte kamionin dramatik dukej se nxiste kafshën të merrte hapin e guximshëm teksa përpiqej të shpëtonte nga karroceria që e çonte në therrtore.

“Jepi, jepi, edhe pak”, thoshte drejtuesi ndjekës.

Video më pas ndalon kur derri kërcen jashtë automjetit në lëvizje. Kur derri arrin të kërcejë në rrugë, shoferi ndjekes ndalet, duke iu shmangur që mos ta godasë.

Por dhe fermeri duket se kuptoi që kafsha ishte larguar pasi më tej ndalon kamionin në anë të rrugës. Nuk është e qartë nëse ai e kapi apo jo derrin e arratisur.

Kjo nuk është hera e parë që kafshët e transportuara tentojë të fitojnë lirinë e tyre teksa raste të ngjashme janë regjistruar në vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve kanë përfunduar me kafshen të përplasur nga automjete të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu