VIDEO-LAJM/ KQZ shpall rezultatet, Gledian Llatja kryson me mbi 55% të votave, simpatizantët nisin festën në qytet

0

Për herë të parë, votimi elektronik u zbatua në tre bashki të vendit, duke hapur një kapitull të ri në mënyrën sesi bëhen zgjedhjet vendore. Bashkitë e Vorës, Kamëzit dhe Elbasanit ishin vendet e para që implementuan këtë teknologji të avancuar.

Për bashkinë e Elbasanit, një nga bashkitë që përjetoi votimin elektronik, janë numëruar 150 nga 224 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, kryeson me 55.03% të votave. Ky rezultat paraprak tregon një mbështetje të fortë për kandidatin e PS në këtë bashki.

Infoweb Media sjell pamje në kohe reale LIVE nga atmosfera në qytetin e Elbasanit ku duket se qindra simpatizantë të Partisë Socialiste janë vërshuar në rrugët e qytetit me flamuj, muzikë dhe buri makinash për të festuar fitoren e PS dhe kandidatit Gledjan Llatja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu