VIDEO/Lojërat e fatit në Elbasan 2025: Zhdukje apo moszbulim?Kume:Policia i ka kaluar në plan të dytë

0
Screenshot

 

Gjatë vitit 2025, në qarkun Elbasan është evidentuar vetëm një rast i organizimit të lojërave të fatit të paligjshme, në një lokal ku u arrestua shtetasi që e kishte marrë ambientin me qira dhe u proceduan penalisht 13 persona të tjerë që po luanin.Sipas policisë së Elbasanit strukturat e saj kanë bashkëpunuar me institucione të tjera për shkëmbimin e informacioneve dhe se zonat më problematike mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
Megjithatë, fakti që në gjithë qarkun është goditur vetëm një rast ngre pikëpyetje për realitetin e këtij fenomeni. A kemi të bëjmë me një zhdukje të tij falë masave parandaluese apo me vështirësi të institucioneve për të identifikuar aktivitetet ilegale, të cilat shpesh zhvillohen në mënyrë të fshehtë dhe të organizuar?Por ja sesi i sheh përfaqësuesi ligjor Oligert Kume këto të dhëna dhe vetë fenomenin e lojërave të fatit , duke u ndalur edhe të dispozita ligjore. Sipas tij, Policia e Shtetit duket se e ka kaluar në plan të dytë luftën kundër këtij aktiviteti.

Ndërkohë, psikologët analizojnë pasojat e thella sociale dhe psikologjike që sjell përfshirja e individëve në këtë aktivitet.

Në këtë kuadër, ekspertët kërkojnë një strategji më të gjerë dhe më të qëndrueshme ndërinstitucionale për të luftuar jo vetëm aktivitetin ilegal të lojërave të fatit, por edhe për të adresuar pasojat që ai lë pas në shoqëri.

Infoweb Media