VIDEO/“Miza e Bardhë” dëmton bujqësinë në Elbasan,fermerët:Po falimentojmë

0
Screenshot

Në Jagodinë dhe Muriqan të Elbasanit, fermerët po përballen me dëme të mëdha nga “miza e bardhë”. Ky insekt ka goditur mbi 10 hektarë tokë bujqësore, duke prekur disa kultura bujqësore, por më i dëmtuari rezulton të jetë speci.Siç duket dhe në pamje kjo kulturë është dëmtuar plotësisht aq sa fermerët kanë nisur ta hedhin në tokë.

Fermerët shprehen të shqetësuar, pasi një pjesë e madhe e të mbjellave është dëmtuar, ndërsa përdorimi i preparateve nuk ka dhënë rezultat dhe insekti po fiton terren çdo ditë.

Shefqet Baja, specialist në Sektorin e Ruajtjes së Bimëve në Elbasan, e lidh përhapjen e mizës me përdorimin pa kriter të pesticideve, që e kanë bërë insektin rezistent.

Kjo situatë alarmante po kthen sezonin bujqësor në një sfidë të mbijetesës për fermerët, të cilët apelojnë për ndërhyrje urgjente institucionale.

Infoweb Media