VIDEO- Pamje mbresëlënëse nga Librazhdi. Flamuri shqiptar valëvitet në urën e Bushtricës për festën e Ditës së Pavarësisë

0

ELBASAN- Me rastin e festës së 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pamje mahnitëse vijnë nga Ura e Bushtricës në Elbasan, ku është valëvitur deri në 50 metra lartësi flamuri shqiptar.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, flamuri shqiptar valëvitet poshtë urës duke tërhequr edhe vëmendjen e personave që po kalonin poshtë urës.

Sot Shqipëria dhe populli shqiptar brenda dhe jashtë kufijve festojnë 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu