Kalimtarë të shikuar panë sesi një çift që po konfliktoheshin në ballkon, ranë të dy nga 7-8 metra lartësi kur parmakët ornamentalë u thyen.
Protagonistët Olga Volkova e Yevgeny Karlagin, të dy 35 vjeç, u dërguan të dy në spital dhe po prisnin operacionin, pasi kishin marrë plagë serioze por jo kërcënuese për jetën.
Në pamje shihet sesi parmakët e ballkonit thyen duke rënë mbi një makinë, ndërsa dyshja bie së prapthi në trotuarin e betonit me zhurmë të mbytur.
Një kalimtar me eksperiencë mjekësore kontrolloi që çifti kishin ende rrahje pulsi.
Kalimtarët thanë se çifti po debatonin në ballkonin e shtëpisë së tyre të shtunën paradite.
Dëshmitari Denis tha për të përditshmen Komsomolskaya Pravda: “Unë po ecja me një koleg dhe po filmonim ndërtesat e rrugës historike. Vërejta një debat në ballkon dhe më pas ndodhi ngjarja e rëndë. Dikush me eksperiencë mjekësore i kontrolloi dhe tha se kanë mbijetuar. Ne thirrëm një ambulancë.”
Zyra e prokurorit të Shën Petersburg tha se është duke hetuar për sigurinë e parmakëve të ballkonit.