Pistoletat e panevojshme, plas sherri me shpata samurai në mes të plazhit

0

Tre burra mbetën të plagosur gjatë një përleshjeje me sëpata e shpata samurai në Merseyside të Anglisë, vetëm pak metra larg shtëpive të futbollistëve të Premier League.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në plazhin e Formby ku kishte shpërthyer një “luftë e organizuar”, siç thotë shtypi vendas. Dëshmitarët okularë tregojnë se një burrë u sulmua me shpatë, e djali që po e humbte përballjen nxori sëpatën e goditi kundërshtarin.
Shoku i tij kishte gati një shpatë samurai dhe e përdori. Ishte e tmerrshme”, rrëfejnë ata.

Forcat e policisë mbërritën me shpejtësi në vendngjarje ku shpresojnë të marrin sa më shumë informacione nga njerëzit e pranishëm. Për shkak të kohës së mirë, në plazh kishin vërshuar shumë pushues. Një prej efektivëve, Mark Baker tha se është e tmerrshme që diçka e tillë kaq e rëndë ndodh në mes të një zone të mbushur me njerëz.

Krime të tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe do të bëjmë ç’është e mundur që shkelësit të dalin përpara drejtësisë”, shtoi ai. Mendohet se në incident ka pasur edhe individë të tjerë të përfshirë, të cilët kanë arritur të largohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu