Video që i mrekulloi të gjithë

0

Nga Andi Kupi

Ky është mesazhi i videos që shihni, ku balerina spanjolle Marta C. González lëviz krahët ndërsa dëgjon Liqenin e Mjellmave të Çajkovskit.

Në vitet ’60 ajo ishte balerina kryesore e Baletit të New York City, tani ajo është e moshuar dhe vuan nga Alzheimer por nuk ndalet së riprodhuari lëvizjet që i kanë dhënë asaj gëzim gjatë gjithë jetës së saj. Ajo është zhytur plotësisht në muzikë, ashtu si kur ishte në skenë.

Videoja u publikua nga MúsicaParaDespertar, “Muzikë për t’u zgjuar”, një shoqatë që përdor muzikën si një lehtësim dhe shoqërim për ata që vuajnë nga Alzheimer.

Kjo video prekëse tregon se si pasionet e ekzistencës së dikujt (qofshin muzikë, vallëzim, shkrim, gatim apo ndonjë shprehje tjetër e vetvetes) mund të na mbajnë gjallë dhe të sjellin kujtimet më të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu