Maqedonia e Veriut kualifikohet për herë të parë në Europian. Një gol i Goran Pandev vendosi finalen e Nations League të luajtur në Tbilis përballë Gjeorgjisë vendase. Sulmuesi 37-vjeçar i Genoas, finalizoi një aksion shumë të bukur të kombëtares mike në minutën e 56-të.
Skuadra maqedonase ia doli ta menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund dhe tashmë do të luajë në Euro 2021.
Katër lojtarë shqiptarë e nisën si titullarë ndeshjen e sotme: Egzon Bejtulai (Shkëndija), Visar Musliu (MOL Fehervar), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Ezgjan Alioski (Leeds United).
Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e grupit C në Euro 2021, teksa do të përballet me kombëtare si Holanda, Ukraina dhe Austria. Normalisht kualifikimi në raundin tjetër duket një mision i pamundur, por gjithsesi pjesëmarrja në një kompeticion madhor është historike.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





