VIDEO/Teknologjia në ndihmë të fermerëve :Vaji i ullirit nga Elbasani drejt Amerikës

0
Screenshot

 

Prodhuesit e vajit të ullirit në Elbasan pohojnë se edhe pse 2025 nuk ishte një vit i mbarë në prodhimin e ullirit sa i takon rendimentit, ata janë të kënaqur me kërkesat në treg. Kjo falë një modeli të ri që po fillon të aplikohet nga fermerët në Elbasan prej dy vitesh. Teknologjia i ka ardhur në ndihmë edhe fermerëve për të vendosur kontakte me tregun botëror duke siguruar blerës të vajit edhe shtetas amerikan.
Ritch Doçi është përfshirë në prodhimin dhe përpunimin e vajit të ullirit që në moshë të hershme dhe vendosja e kontakteve me tregun amerikan po i ndihmon fermerët në Elbasan të mos kenë vaj stok.

I riu thotë se konsumatori amerikan është shumë i kujdesshëm në kontrollin e cilësisë nda vaji i fermerëve kalon një sër analizash.

Këtë vit për shkak se rendimenti i ullinjëve është më i ulët në tregun vendas 1L vaj po tregëtohet nga 700 – 800 lekë.

Infoweb Media