Videoloja famshme parashikon kush e fiton Kupën e Botës 2022

0

Vetëm pak javë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës, teksa kanë nisur parashikimet për finalistët dhe fituesin.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe videoloja e famshme, “FIFA2023”, e cila ka publikuar parashikimet e saj për fituesin, golashënuesin më të mirë dhe asistuesin e kompeticionit.

Sipas këtij parashikimi, finalja e Botërorit do të vendoset mes Brazilit dhe Argjentinës, ku fotuese do të shpallet kjo e fundit me rezulatihn e ngushtë 1 me 0.

Nga ana tjetër, vendi i tretë do të shkojë për Francën, e cila do të mundë Portugalinë me rezultatin 4-2.

Golashënuesi më i mirë i këtij Botërori, sipas “FIFA”-s do të jetë Leo Mesi, me 8 gola të shënuar, teksa do të ndiqet nga Depay dhe Mbappe me nga 6 secili. Asistuesi më i mirë do t’i takojë tre lojtarëve, Benzema, Zielinski dhe Silva me nga 3 të tillë.

EA ka bërë parashikime dhe për tre Botëroret e fundit, të cilat kanë rezultuar të sakta për sa i përket fituesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu