(VIDEO)Sherri në Mamurras/ Plumbat prekin makinën e parkuar në vendngjarje

0

Ditën e sotme,në Mamurras ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku ka ndodhur një përplasje mes dy efektivëve të policisë dhe Nikoll Vorthit.Sherri ka degraduar në plagosjen e tre personave të përfshirë.

Si fillim ka nisur një debat i thjeshtë dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri.Arsyeja që ka shkaktuar këtë ngjarje ka qenë parkimi kundravajtje i mjetit nga Nikoll Vorthi,ku këtij të fundit,policia i ka kërkuar ta largojë.Policia është detyruar ta kontrollojë mjetin duke u nisur nga refuzimi i autorit për t’ju bindur policisë.Dyshohet se autori ka kërkuar ndihmën e miqve të tij për tu përballur.

Efektivët e policisë janë dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Por,sherri ka rrezikuar edhe jetën e personave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.Në video paraqitet një makinë e cila është përfshirë nga plumbat.

Plumbat kanë kapur dhe një makinë e cila ishte e parkuar aty pranë, në këtë mënyrë duke rrezikuar dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në momentin e përplasjes.

InfoWebTv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu