Konflikti në Mamurras/Autori dyshohet të jetë i afërmi i ish deputetit të PD-së

0

Dy efektivët e policisë, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj janë plagosur nga dy të rinj të cilët nuk kanë pranuar që ndaj tyre të ushtrohej kontroll nga patrulla.

Një prej autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka mbetur i plagosur edhe vetë, dyshohet se është i afërm me ish deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Autori në fjalë nga të dhënat paraprake është identifikuar si Nikollë Vorfi, por me mbiemrin e ndryshuar njihej edhe si Nikollë Fufi.

Dy efektivët e policisë i kanë bërë thirrje dy të rinjve që po udhëtonin me makinë që të ndalonin për kontroll.

Kaq ka mjaftuar që mes tyre të niste një konflikt për shkak se dy të rinjtë nuk kanë pranuar që t’i nënshtrohen kontrollit. Ata kanë nxjerrë armën duke plagosur njërin prej policëve në këmbë ndërsa tjetri është qëlluar me sende të forta. Nga të shtënat me armë plumbat kanë kapur edhe një makinë të parkuar buzë rrugës, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar kalimtarë të rastit.

Burimi : ABC News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu