Vidhnin kioskat në qytetin e Elbasanit, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët

0

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në 2 raste të vjedhjes me thyerje të kioskave në qytet, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

2 bashkëpunëtorët e tjerë janë vënë në pranga nga Policia, pas kryerjes së vjedhjeve, në muajin mars.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit” dhe në vijim të hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të shtetasve të përfshirë në veprimtarinë kriminale të vjedhjes, Komisariati i Policisë Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasit në kërkim:

M. L., 33 vjeç, banues në Elbasan dhe E. K., 37 vjeç, banues në Gramsh.

Për këta 2 shtetas, Prokuroria e Elbasanit, me vendimin e datës 13.06.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në muajin mars 2024, në bashkëpunim me shtetasit E. S. dhe B. H. (të arrestuar më datë 05.04.2024), kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu