Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë në Elbasan. Akuzat

0

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në fshatin Trojas, Belsh, me detyrë faturist pranë OSHEE Belsh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka faturuar në kundërshtim me ligjin, për konsumin e energjisë elektrike, shtetasin Z. Z.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim J. Ç., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me vendimin e datës 16.09.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Po nga këto specialistë u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. Sh., 68 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka dëmtuar murin rrethues të pronës së shtetases Xh. Sh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. A., 20 vjeç, banues në fshatin, Grekan, Belsh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa;

N. D., 60 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi duke drejtuar automjetin, në Peqin, ka aksidentuar shtetasen M. R., 57 vjeçe, banuese në Peqin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 57-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu