Vijon numërimi në Elbasan, Agron Gaxho i “rrëmben” vendin e pestë Shkëlqim Bullarit

0

 

Procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Elbasanit vijon ende, ndërsa rezultatet paraprake po sjellin lëvizje të rëndësishme në renditjen e kandidatëve.

Në krye të listës qëndron Sara Mila me 13,675 vota, e ndjekur nga Olsi Komici me 8,097 vota dhe Saimir Hasalla me 7,545 vota. Në vendin e katërt renditet Aulona Bylykbashi me 5,576 vota.

Ndërkohë, surpriza e këtij momenti është kandidati Agron Gaxho, i cili me 4,414 vota ka kaluar Shkëlqim Bullarin dhe ka zënë përkohësisht vendin e pestë në listën e më të votuarve në këtë qark. Numërimi vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të mëtejshme./Infoweb Media