Vijon zjarri në mal , terreni i vështirë pengon punën e zjarrfikësvenë Borsh! Situata e rënduar

0

Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë.

Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.

Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse.

Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.

Deri tani nuk ka rrezik për djegie banesash, por intensiteti i zjarrit mbetet i lartë.