Viktima ishte me urdhër-mbrojtje! Vrasja në Elbasan, sot Jetlira kishte vendosur të largohej nga banesa

0

ELBASAN– Jetlira Elezi e cila u vra me thikë nga bashkëjetuesi Ramiz Mici në Elbasan, ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Ngjarja mund të ishte paralajmëruar, pasi viktima e kishte denoncuar bashkëjetuesin e saj dhunues, i cili e kishte dhunuar vetëm pesë ditë më parë.

Pas sherrit dhe dhunës, viktima kishte kërkuar ndihëm në polici, mirëpo mesa duket ndaj Micit nuk është marrë asnjë masë, e që nga ajo ditë ata jetonin në të njëjtën banesë, në dhoma të ndara (sipas pronarëve të banesës).

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të  fundit që çoi në vrasjen e saj.

Ramiz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mici është ende në arrati ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu