Virozat dhe gripi bëjnë “kërdinë” në Elbasan, mbi 200 qytetar kërkojnë ndihmë në Urgjencë çdo ditë

0

 

Virozat e stinës dhe gripi kanë tejmbushur qendrat shëndetësore dhe Urgjencën në Spitalin e Elbasanit.Vetëm në shërbimin e Urgjencës paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore mbi 200 persona në ditë.Sipas mjekut, qytetarët paraqiten në spital me temperaturë të lartë, rrufë,vështirësi në frymarrje ndërsa rastet e komplikuara bluzat e bardha i kanë hospitalizuar.

Mjeku Ergys Mici evidenton grupet e rriskut dhe këshillon qytetarët sesi ta mbrojnë veten nga situata e ngarkuar virusale që ka përfshirë vendin.

Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në pavijonin e Pediatrisë.

Mjekët këshillojnë qëndrimin në shtëpi për 2 apo tre ditë gjatë prekjes nga virozat për të mos ndikuar në përhapjen e mëtejshme të tyre, ndërsa në rast komplikacionesh mos neglizhimin ti drejtohen mjekut të familjes.