Luhatja e temperaturave ka krijuar terren për shfaqen e virozave të stinës.Mbi 200 persona i drejtohen brenda 24 orëve Urgjencës së Elbasanit për të marrë ndihmën e parë.Mjeku i këtij Shërbimi Ergys Mici pohon se qytetarët paraqiten kryesisht me temperaturë të lartë , të vjella e diarre. Përpos kujdesit maksimal për menaxhimin e temperaturës mjeku këshillon konsumimin e lëngjeve për të mos rrezikuar dehidratimin.
Gjithashtu mjeku tërheq vëmendjen e pacientëve të cilët neglizhojnë simptomat e para dhe i drejtohet bluzave të bardha kur situata ka agravuar.
Situatë e ngarkuar me virozat e stinës paraqitet edhe në pavijonin e Pediatrisë. Hapja e shkollave dhe kopshteve ka rritur numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës.Infoweb Media