Virusi ‘Ethet e Nilit’ në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë: Qëndroni të qetë, por vigjilentë!

0

Pas alarmi të lëshuar lidhur me infeksionin e virusit të Nilit Perëndimor, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë, e cila ka kërkuar nga qytetarët që të jenë vigjilent dhe të mos përhapin panik.

Në njoftimin e saj, ministria sqaron se në 80 për qind të rasteve ky virus kalon pa simptoma, 20 për qind janë ata që përjetojnë ethe dhe dhimbje, nga të cilët vetëm 1 për qind në forma të rënda.

Duke qenë se infeksioni transmetohet nga insektet te njerëzit, ministria njofton se me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat për të kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.

“Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.

MSHMS së bashku me ISHP dhe Operatorin e Kujdesit Shëndetësor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin. Mbroni veten dhe familjen tuaj! Për më shumë informacion rreth virusit linku më poshtë”, njofton Ministria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu