Vizionet e mendjes për të bukurën pranverë

0

Nga Entuel Çilaj

Ka ardhur momenti që mendja të marri kohë për veten e saj,ka ardhur pranvera.Nuk dëshiron të shpërqëndrohet nga asgjë dhe qëndron narciste deri në fund.Por çfarë mendon?

Ulur në një karrige paksa të vjetër dhe zhurmuese kur lëviz më shumë seç duhet , kjo mendja plakaruqe qëndron ulur me vështrimin drejtuar nga dritarja gjigande me pamjen nga kopshti mbrapa shtëpisë. Ndjen freskinë e barit , aromën hipnotizuese të luleve dhe shijon biseden me diellin miqësor.

Pranë pemës së ullirit sytë I shohin një zanë . Me flokët e gjatë dhe të butë të cilët I pengojnë here pas here shikimin.Duket sikur po lundron mes dimensionesh por duart që ndjejnë lëvoret e pemëve për arsye mistike , e hedhin poshtë hipotezën.

Mendja e lë zanën në qetësi dhe e hedh shikim tjetërkund.Sheh një qershi në degën më të hollë të pemës e cila ishte ndryshe nga mikeshat e saj.Ishte më e kuqe, më e vogel.Dukej aq delikate sa mund të binte nga momenti në moment dhe përsëri do të mbante të njëjtën formë.

Por mendja u lodh duke qëndruar ulur ,mbështetur pranë dritares me zërin e diellit në sfond që I tregonte mallin e ndjerë për hënën.Dëshironte të qëndronte ulur atje në bar , me kristale në duar dhe fletat e çrregullta ku shkruante poezinë e ores 12.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu