Blindohet Elbasani. Dhjetra postbolloqe dhe punonjës policie, kë do të takojë kryeministri brenda Kalasë

0

Elbasani është blinduar këtë të diel nga forca të shumta policie që ndodhen në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Shkak për këtë është bërë vizita e kryeministrit Edi Rama në një nga restorantet e lagjes Kala, ku pritet që të prezantojë dhe listën e kandidatëve për deputetë në këtë qark. Mediat lokale nuk janë informuar mbi këtë vizitë të Ramës, që siç ndodh zakonisht do të transmetohet vetëm në ERTV, ndërsa tashmë makinat e socialistëve janë parkuar pranë Kalasë.

Nuk përjashtohet mundësia që jashtë kamerave, kryeministri të diskutojë dhe përplasjet e kohëve të fundit që kanë ndodhur në Elbasan, në ditën e Verës, por edhe konflikti fizik mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit të PD-së Luçianio Boçi.

Socialistët morën në mbrojtje biznesmenin Luca pas sherrit që sipas tyre po vuan sulmet e demokratëve, edhe pse këta të fundit gjenden 8 vite pa pushtet, qoftë ligjor, qoftë në sistemin e drejtësisë.

Vetë Rama nuk ka preferuar të komentojë ngjarjen e fundit, ndërkohë që për përplasjet e ditës së Verës bëri fajtor opozitën. Në krye të listës të socialistëve për Elbasanin qëndron ministrja e Arsimit Evis Kushi, ndërsa për demokratët Gazment Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu