Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte i pranishëm në Himarë, për të pritur kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, i cili vizitoi minoritetin grek. Në një prononcim për gazetarët, Dule vlerësoi vizitën e kryeministrit grek ndërsa bëri një koment për mungesën e kreut të Bashkisë së Himarës.
“Nga ajo që pamë është për t’u theksuar se sot janë dhënë mesazhe me frymë evropiane, bashkëpunimi, miqësie dhe fqinjësie të mirë të z. Mitsotakis. E pamë të gjithë dhe çdo politikan, pamë një shembull se si sillet një kryeministër, si ndërvepron me qytetarët, si i përfaqëson ata.
Ndërkohë, i pyetur për faktin se nuk ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ai tha: “Këto nuk janë diskutime të ditës së sotme. Sot ishte Mitsotakis. Ngjarja është shumë e madhe lidhur me ngjarje shumë të vogla.”, u përgjigj ai për gazetarët.