Sipas mediave malazeze, Edi Rama ka kryer një vizitë jozyrtare në Tuz. Ndër të tjera shkruhet se ai u takua me Nik Gjeloshajn, kryetarin e koalicionit të partive shqiptare në zgjedhjet e 30 Gushtit, shkruan gazeta Vijesti. Ai vetë e ka konfirmuar takimin për gazetën por ka deklaruar: “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq’’.
Takimi mes tyre raportohet se zgjati mbi një orë dhe fokusi i bisedës ishte tek krimi i mazhorancës së re pas zgjedhjeve në vendin me shumicë shqiptare.